Google ADS

OBSH: COVID-19 po ngadalësohet, të mbrohen arritjet e siguruara me kosto socio-ekonomike

11:48 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi të hënën se “është shënuar sukses i madh në ngadalësimin e koronavirusit (të ri) dhe përfundimisht në shpëtimin e jetëve humane”.

Ghebreyesus përshëndeti ngadalësimin në pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), por paralajmëroi se duhet të mbrohen arritjet e siguruara me kosto socio-ekonomike serioze, përcjellë arbresh.info.

Ai mbajti një videokonferencë shtypi në selinë e OBSH-së në qytetin Gjenevë të Zvicrës.

Pasi rikujtoi se ditëve të fundit vende të ndryshme kanë filluar të heqin gradualisht “izolimin” e vendosur për të frenuar përhapjen e COVID-19, shefi i OBSH-së vijoi me këto fjalë: “Lajmi i mirë është që u shënua sukses i madh në ngadalësimin e koronavirusit (të ri) dhe përfundimisht në shpëtimin e jetëve humane. Krahas kësaj, masa të tilla të fuqishme kanë edhe një kosto. Ne e pranojmë që kufizimet, të cilat ndikojnë negativisht jetën e shumë njerëzve, kanë edhe shumë pasojë socio-ekonomike.”

Sipas tij, vendet duhet t’i heqin masat në mënyrë “të ngadaltë” dhe “të qëndrueshme” për të ruajtur jetën shoqërore dhe burimet e të ardhura.

“Kjo është me rëndësi kyçe si për ecurinë e ekonomive ashtu edhe për të qenë të përgatitur kundër virusit”, theksoi ai.

Ghebreyesus vuri në pah gjithashtu se pas heqjes së karantinës në Vuhan, qytet në provincën Hubei të Kinës Qendrore, u vërejt një rritje në numrin e personave të infektuar me COVID-19.

Duke rikujtuar se në Korenë e Jugut u mbyllën baret dhe klubet e natës për shkak të shpërthimi të dytë të epidemisë në vend, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së bëri me dije se edhe nga Gjermania janë duke ardhur raporte për rritjen e numri të rasteve në vijë paralele me lehtësimin e kufizimeve./ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme