Edhe nëse mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo rikthehet nga lëndimi, UEFA nuk do e lejojë të luaj në Evropa Ligë.
Zaniolo nuk ishte në listën e lojtarëve pjesëmarrës në UEFA, pasi pësoi lëndim në janar dhe kjo ka ndikuar që ky sezon në Evropë të mbarojë për të, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, me suspendimin e futbollit shkaku i koronavirusit, italiani ka arritur t’i afrohet shërimit dhe pas 40 ditëve do jetë i gatshëm të përformojë përsëri në fushë.
Sipas Il Tempo, UEFA ka refuzuar mundësinë që Zaniolo të luajë në Evropa Ligë gjatë këtij sezoni, derisa ka të drejtën vetëm të rikthehet në Seria A.
Kujtojmë që ndeshja e radhës për Romën në Evropa Ligë është kundër Sevilla-s./arbresh.info.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...