“Dita Botërore e Infermierëve”, Manastirliu mesazh: Si ditën e parë të epidemisë, jeni në vijën e parë të betejës me COVID-19

10:08 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Në kuadër të ditës Botërore të Infermierëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh falënderimi për ta në këtë kohë pandemie.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.

Ajo theksoi se ka falënderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor.

Postimi:

Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit??
??‍⚕️?‍⚕️ Infemierët ❤️ e sistemit tonë shëndetësor!
#DitaBotëroreInfermierëve
#BASHKË

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme