Google ADS

OBRM-PDUKM: Duhet të kemi qëndrime të qarta në çështjet kryesore shtetërore

09:50 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “edhe një herë u dëshmua se Zoran Zaev dhe LSDM s’kanë mbështetje të popullit”.

“Përderisa rejtingu te qytetarët maqedonas është në rënie të vazhdueshme, politikanët nga fqinjësia e theksojnë Zaevin si politikan të dëshiruar në Maqedoni. Arsyeja është e qartë, nuk mund të gjejnë politikan i cili mund të shtrembëroj kurrizin, t’i shesë interesat nacionale dhe shtetërore dhe ta shkel dinjitetin e popullit dhe shtetit të vet”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton telegrafi maqedoni.

Ata thonë se politikanët grek, bullgar apo të shteteve tjera kanë gjetur politikan që shan dhe ofendon shtetin e vet dhe se këtë e bën vetëm Zaevi. Sipas tyre, është legjitime që këtë ta kërkojnë politikanët fqinj, por kjo është e dëmshme për, siç thonë ata, Maqedoninë dhe qytetarët.

“Ekzistojnë dyshime se pas kësaj politike të Zaevit ndaj Bullgarisë dhe shteteve tjera, qëndron një interes tjetër apo kërcënim ndaj Zaev. A është interesi apo kërcënim arsyeja që po tregtohet gjuha maqedonase, historia maqedonase dhe figura dhe vepra e veprimtarëve maqedonas”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se është e nevojshme që në Maqedoni duhet të ndërtohen qëndrime në çështjet kryesore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme