Papunësia gjatë muajit prill u rrit në nivelin e paprecedent prej 14,7%, sipas një raporti të ri që publikoi Byroja e Statistikave të Punës të Shteteve të Bashkuara. Kjo është shkalla më e lartë e papunësisë dhe ndryshimi më i madh njëmujor që nga viti 1948, kur Byroja e Statistikave filloi të regjistronte shifrat. Ndërsa ekspertët e Shtëpisë së Bardhë shpresojnë se ekonomia do të rikthehet me shpejtësi, të tjerët nuk janë aq optimistë.
Koronavirusi i ri nuk është vetëm një rrezik për shëndetin, por është shkatërrues edhe për ekonominë amerikane. Numri i vendeve të punës të humbura në Shtetet e Bashkuara arriti në 20.5 milionë në muajin prill. Nuk do të bëhet më mirë në të ardhmen e afërt thotë Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow.
“Unë mendoj se numrat për muajin maj do të jenë gjithashtu numra shumë të vështirë; do të marrë kohë që rihapja të ketë ndikim“, tha zoti Kudlow.
Zoti Kudlow thotë se megjithë humbjen shkatërruese të vendeve të punës, ai sheh një grimcë shprese sepse një numër i të papunëve janë për shkak të pezullimeve të përkohshme.
“Kjo nuk garanton se do të ktheheni në vendin e punës, por sugjeron me forcë se lidhja mes punëtorit dhe biznesit është ende e paprekur“, thotë zoti Kudlow.
Mbyllet para kohe thirrja publike për aplikim për subvencion...
Shqipëria me ambasadë në Ukrainë, Ernal Filo ambasadori i pa...
Donat Rudhani shënon gol për Luzernin
Roli i Kinës në Ballkanin Perëndimor: Si e shfrytëzon munges...
Vëllaznimi arrin fitoren e dytë në elitën e basketbollit kos...
Guardiola është një ndeshje larg rekordit të tij me Manchest...