Ndonëse në Kosovë deri tani janë konfirmuar 895 raste me koronavirus, Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar.
Kjo ka bërë që shumë prej qytetarëve nga komunat e tjera në Kosovë, që kanë lidhje familjare ose shoqërore, të shkojnë në Junik duke e konsideruar si zonë të sigurt nga koronavirusi.
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka thënë se respektimi i të gjitha masave nga ana e qytetarëve ka bërë që kjo komunë, si rrallë në Kosovë, të mos ketë asnjë rast pozitiv me Covid-19.
“E them lirisht se Juniku shquhet për një traditë qytetare dhe dëgjueshmëri qytetare i cili i ka respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat e qeverisë që për fat të mirë deri më tani nuk kemi ndonjë rast pozitiv me Covid-19”.
“Ndoshta për këtë edhe qytetarët e komunave të tjera nga e gjithë Kosova, të cilët kanë lidhje familjare ose miqësi, kanë konsideruar se është një zonë më e sigurt nga pandemia”.
“Neve nuk na bën të ndihemi komod dhe të sigurt, por jemi të mobilizuar që nga shpallja e gjendjes ‘pandemi’ nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Kosovës”.
Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se në Junik nuk ka pasë dalje masive, ndonëse janë lehtësuar masat për frenimin e koronavirusit.
Por, sa e ka vështirësuar menaxhimin e situatës me pandeminë fakti që Juniku gjendet në mes të dy komunave më të mëdha – Gjakovës dhe Deçanit?
“Është e vërtetë që qëndrojmë mes Gjakovës dhe Deçanit dhe shumë qytetarë të këtyre dy komunave këtu marrin shërbime të ndryshme, për shkak se e kanë më afër. Qytetarët e 14 fshatrave të Komunës së Gjakovës marrin shërbimet shëndetësore këtu, për shkak se është më afër. Kemi pasë bashkëpunim të mirë me komunat e Gjakovës dhe Deçanit”.
“Kemi pasë shërbime 24 orë dhe qendër mobile, pra kemi funksionuar si organizatë kompatibile – QKMF, Policia, Zjarrfikësit, Qendra për Punë Sociale dhe të tjera”.
Kuçi ka thënë se nëse vazhdojnë masat e tilla kufizuese, gastronomia në këtë komunë – ashtu si edhe në tërë Kosovën – do të goditet më së shumti.
“Në bujqësi ka pasë zhvillime normale, ndërsa industria ndërtimore dhe punëtoritë e ndryshme kanë filluar të punojnë. Problemi qëndron te gastronomia që me të vërtetë janë të hendikepuar – dhe nëse vazhdon kështu dëmet do të jenë të riparueshme”.
Ai është shprehur i bindur se qytetarët e Junikut nuk po e praktikojnë që të mblidhen së bashku për iftare në muajin e Ramazanit.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...