Google ADS

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me kancelaren gjermane

21:06 | 11 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, kanë thënë autoritetet turke të hënën.

Ergodan dhe Merkel kanë diskutuar për bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit dhe hapat që duhen marrë në periudhën pas pandemisë.

Pas përhapjes së koronavirusit në Kinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 është shpërndarë në 187 shtete dhe në disa regjione. Evropa dhe Amerika janë kontinentet më të goditura nga koronavirusi, shkruan arbresh.info

Pandemia COVID-19 ka marrë jetën e 282,000 njerëzve në të gjithë botën dhe ka infektuar më shumë se 4,12 milionë njerëz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme