Koreja e Jugut ka shtyrë hapjen e shkollave pasi po vazhdon rritja e numrit të të infektuarve të rinj nga koronavirusi.
Studentët në vitin e tretë dhe në vitin e fundit të shkollës së mesme janë paraparë të kthehen në bankat e tyre këtë të mërkurë, por ministria e arsimit vendosi të shtyjë datën e rihapjes së shkollave deri më 20 maj.
Zëvendësministri i arsimit, Park Baeg-beom, gjatë një konference të hënën tha se kjo shtyrje e mësimit është bërë për të garantuar siguri në shëndetin e nxënësve.
Ai shtoi se klasat e tjera do të kthehen në shkollë në fillim të qershorit, shkruan arbresh.info
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut (KCDC) tha të hënën se së paku 89 raste të reja janë paraqitur me koronavirus./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit