Organizata jo-qeveritare gjermane “Help Kosovo”, ka përkrahur me fonde financiare të riun Kosovar Arbnor Demaj, për prodhimin e gjithsej 500 maskave, 300 nga të cilët janë për stafin shëndetësor dhe 200 për foshnjat e porsalindur, shkruan arbresh.info.
Shqipe Brezinca nga kjo organizatë, në një intervistë të dhënë për arbresh.info deklaroi se këtë projekt e kanë përkrahur për t’i dhënë përkrahje luftës me koronavirusin.
Ajo theksoi se 200 maska mbrojtëse për fëmijë tashmë janë dorëzuar në barnatoren e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa 100 maska për personelin shëndetësorë do të dorëzohen në këtë të martë.
“Organizata gjermane Help, në fakt merret me fuqizimin e mikro bizneseve në Kosove, por ideja e përpunimit të maskave na ka ardhur si papritmas, na pëlqeu edhe shprehem vullnetin për ta realizuar. Ideja e kësaj ka ardhur nga një profesor që kërkonte përkrahje për studentin e tij Arbnor Demaj”, tha Brezinca.
Ajo më tutje thotë se ideja për prodhimin e 200 maskave mbrojtëse për fëmijët ka ardhur pasi që filloi të rritet numri grave shtatzëne të prekur me COVID-19.
“Fillimisht ideja ishte prodhimi i maskave vetëm për mjekët, por më pas përsëri erdhi ideja për prodhimin e maskave edhe për të porsalindurit për shkak se u rrit numri i nënave shtatzënë të prekur me koronavirus. Së pari jemi marrë vesh për prodhimin e 500 maskave, 300 për të rriturit dhe 200 për të porsalindurit. Tashmë maskat për fëmijë janë dërguar ne barnatoren e QKUK-së, ndërsa 100 nga 300 maskat për të rriturit tashmë janë prodhuar dhe të martën do t’i shpërndajnë, ndërsa të tjerat do të prodhohen me kohë”, u shpreh ajo.
Duke folur për cilësinë e këtyre maskave, Brezinca deklaroi se prodhimi I tyre është bërë me standarde evropiane dhe materiali i tyre blihet nga Gjermania.
“Prodhimi i këtyre maskave është bërë në baze të standardeve evropiane, dhe janë dizajnuar në mënyrë që të jenë të përshtatshme me kokën e njeriut dhe të porsalindurve. Këto bëhen më printer 3D dhe pajisjet e saj blihen në Gjermani. Materiali saj nuk ka asnjë efekt anësorë. QKUK-ja e kontrollon për aspektin e sigurisë dhe mund të përdoren disa herë pas dezinfektimit”, tha Brezinca.
Ajo tha se Organizata “Help Kosovo”, do të vazhdojë të përkrahë projekte të tilla në bazë të fondeve që kanë.
“Ne si organizatë jemi të gatshëm për përkrahjen e këtyre projekteve që sjellin dobi për qytetarët, por krejt kjo varet nga fondet tona. Nëse marrim mbështetje financiare atëherë vazhdojmë t’i përkrahim edhe projektet tjera që vijnë nga jashtë”, tha ajo./Alban Begolli/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...