Rreth 250 persona çdo ditë kanë udhëtuar me tren brenda territorit të Kosovës.
Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti i numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 21 mijë, shkruan arbresh.info.
Por, krahasuar me vitin që lamë pas ky numër është zvogëluar për 27.42%.
Ndërsa ndër arsyet e rënies së përdoruesve të trenit duket se ka qenë ndërprerja e transportit të udhëtarëve si masë e marrë për parandalimin e përhapjes së kroonavirusit.
Kështu bëhet e ditur në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e parë (TM1 2020) të publikuar nga Agjencia e
Statistikave të Kosovës (ASK).
Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 21 mijë, ku krahasuar me TM1 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për 27.42%. Kjo ka ardhur si rezultat i vendimit të Qeverisë (në muajin mars) për masat e ndërmarra në luftimin e COVID-19, ku është ndërprerë transporti i udhëtarëve”, thuhet në raport.
Edhe transporti i mallrave përmes trenit ka rënë dukshëm këtë vit.
Në periudhën janar-mars të 2020-es janë transportuar rreth 101 mijë ton mallra , krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019 kemi ulje për 26 %.
Ndryshe në territorin e Kosovës ka gjithsej 333 km binar hekurudhor për transport.
Në hekurudhat e vendit qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disell dhe dy trena motorik. Lokomotivat bartin 10 vagonë për udhëtarë dhe 1420 vagonë për mallra./arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...