Google ADS

Kur do të kthehet në punë Albin Kurti?

13:45 | 11 Maj 2020
arbresh.info

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, sqaron se kur do të mund të dalin në punë stafi i kabinetit të Kurtit, dhe vetë Kryeministri në detyrë.

“Nëse del  zyrtari negativ, ne do të vazhdojmë punën si kabinet, ashtu siç ishim edhe më parë duke i respektuar rregullat dhe do të dalim në zyre, sepse disa punë nuk mund të kryhen nga shtëpia. Por nëse del pozitiv do të konsultohemi me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe do të testohen edhe personat e tjerë”, është shprehur Kryeziu për arbresh.info.

Ai bënë të ditur se i gjithë kabineti i Kryeministrit është vetizoluar, dhe ai i Ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka.

“Po ashtu edhe kabineti i ministrit Reka janë në vetizolim, pasi një zyrtar i integrimit ka pas kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Jemi në pritje të rezultatit do t’ju njoftojmë sapo të dal rezultati.”

Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.

Me këtë person rezultoi të ketë patur kontakt edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti./arbresh.info/

Albin Kurti futet në vetizolim, dyshohet se mund të jetë i infektuar me koronavirus

I gjithë stafi i ngushtë i Albin Kurtit është vetizoluar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme