Google ADS

BQK: Në rast se vërtetohet falsifikimi i Sigma-së, do të marrim masa ligjore

13:42 | 22 Tetor 2015
Arbresh.info

Kompania e Sigurimeve Sigma Vienna Insurance Group dyshohet se ka falsifikuar policat e sigurimit në sigurimin e një tenderi që ka fituar kompania “Albi” në Rahovec në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Burime të Arbresh.info, brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë bërë të ditur se kjo ministria e ka kuptuar falsifikimin që i ka bërë “Sigma” policës së sigurimit, pasi vula e kësaj police siç mësohet nuk është regjistruar fare në Bankën Qendrore të Kosovës.

Arbresh.info ka provuar të kontaktoi me zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve mirëpo zëdhënësi i kësaj ministrie Vehbi Miftari nuk është përgjigjur në pyetjen e portalit.

Ndërkohë, Besnik Kada, zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës ka thënë se në rast se vërtetohet se kjo kompani e sigurimeve ka bërë falsifikim të vulës së policës së sigurimit, atëherë BQK-ja do të marrë masa konform ligjit.

“Siç jeni në dijeni, BQK-ja nuk është organ kompetent për vlerësimin e vërtetësisë apo falsifikimit të dokumenteve. Çdo dyshim lidhur me falsifikimin eventual të ndonjë dokumenti apo vule, janë organet kompetente që merren me këto çështje. Në rast se vërtetohet një gjë e tillë, BQK-ja vepron sipas kornizës ligjore në fuqi”, ka thënë Kada.

Kompania e sigurimeve Sigma ka reaguar duke thënë se garancionet për tenderin e fituar nga kompania “Albi Company shpk” në Rahovec në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve janë të raportuara në të gjitha institucionet mbikëqyrëse dhe tatimore të Kosovës.

“Me ane te këtij njoftimi konfirmojmë qe Garancionet me nr. Serial 060010010003126, 060010010003133, 060010010003063, janë lëshuar nga Kompania Sigma Vienna Insurance Group sha Dega ne Kosove sipas kërkesave te tenderuesit dhe brenda te gjitha rregullave ne fuqi  dhe janë te raportuara ne te gjitha institucionet Mbikëqyrëse dhe tatimore te Republikës se Kosovës”, thuhet në reagimin e kompanisë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme