Edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të bëhet me tunel dezinfektues.
Tuneli që do të vendoset në hyrje të kësaj qendre tashmë është blerë nga komuna e Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se tuneli ka kushtuar plotë 6 mijë euro.
Për kontratën me titull ‘Furnizimi me tunelin dezinfektues’, Kuvendi i Komunës së Prishtinës kishte paraparë të shpenzonte vlerën prej 6 mijë euro nga të hyrat vetanake dhe buxheti i konsoliduar i Kosovës.
E të njëjtën vlerë e kishte ofruar edhe operatori ekonomik i vetëm që kishte aplikuar.
” TEAM8 ” SH.P.K. që ka fituar këtë tender është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve të
Kosovës në qershor të vitit 2018. Kapitali i saj është 1 mijë euro ndërsa ka 8 punëtorë të regjistruar.
Aktivitet primar i kompanisë janë aktivitetet e inxhinierisë dhe këshillimit teknik dhe sekondar kërkimi dhe zhvillimi eksperimental në bioteknologjinë.
Kompania zhvillon edhe disa aktivitete të tjera.
Ndryshe edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë vendosur disa tunel të tillë dezinfektues për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Një të tillë e ka dhuruar edhe Banka Ekonomike javën që lamë pas. Ai është vendosur në hyrje të Klinikës Emergjente, për të u shfrytëzuar nga punonjësit shëndetësor dhe qytetarët./arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...