Vojvoda pëlqehet në Serinë A, në garë edhe Torino

10:17 | 11 Maj 2020
Arbresh Info

Mërgim Vojvoda bëhet objektiv i disa skuadrave të Serisë A. Mediet në Itali raportojnë se 25-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës pëlqehet nga Lazio, Fiorentina dhe së fundmi nga Torino, që synon të përforcojë mbrojtjen.

Edhe pse është herët për të folur për një lëvizje konkrete, për futbollistin e Standard Liege duket se do të ketë një lloj ankandi, ku do të marrin pjesë disa ekipe italiane.

Transfermarkt e vlerëson anësorin e djathtë 2 milionë euro, por kalimi i tij në Serinë A pritet të ndodhë për më shumë.

Sipas Tuttosport, Vojvoda mund të kushtojë deri 5 milionë euro, transmeton ss.

Mërgim Vojvoda ka qenë pjesë e Shpresës së Shqipërisë derisa në shtator të vitit 2016 iu bashkua “Dardanëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme