Google ADS

Paralajmërohet mundësi për fillim të procedurës juridike kundër Gjermanisë

00:29 | 11 Maj 2020
Trina Galanxhi

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen sot deklaroi se  e drejta e BE-së është  mbivendosur në të drejtat e shteteve kombëtare dhe plotësoi se është e mundur procedurë kundër Gjermanisë duke minuar rendin juridik evropian.

Reagimi vjen prejse  gjykata kushtetuese gjermane e solli në pikpyetje  gjykatën më të lartë të BE-së, duke e rihulumuar programin simulativ të BQE-së. Paraprakisht Gjykata Evropiane përfundoi se programi  për blerje të obligacioneve është në pajtim me  të drejtën evropiane.  Gjykata më e lartë gjermane  mund ta shpallë  programin për blerje të obligacioneve  si joligjore sipas ligjdhënies gjermane,  derisa nuk merr  sqarim të bindshëm  nga BQE. Banka Qendrore Evropiane, Bundesbank, mund të përjashtohet nga ai program.

Vendimi i gjykatës gjermane ka të bëjë me programim për blerje masive të obligacioneve shtetërore,  obligacione të agjencive shtetërore, njësive lokale dhe organizatave  ndërkombëtare  në tregun sekondar.

“Komisioni Evropian konfirmon  tre parime bazë: se politika monetare e Unionit është punë nga kompetenca e jashtëzakonshme, se e drejta e Unionit ka përparësi para të drejtës  nacionale dhe se vendimet e Gjykatës Evropiane janë obliguese për të gjitha gjykatat  kombëtare”, thuhet në kumtesën e Fon der Lajen, të publikuar pasdite.

Ajo kumtoi se Komisioni tani detajisht do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjermane dhe do t’i shqyrtojë  hapat e mëtutjeshëm, të cilat mund të vlejnë  edhe fillim të procedurës juridike kundër Gjermanisë.

“Bashkimi Evropian është bashkësi e vlerave dhe të drejtave, të cilat gjithmonë duhet të mbështeten dhe mbrohen. Ajo na mban së bashku. Për atë përpiqemi, ka potencuar kryerja e Komisionit Evropian./koha.mk/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme