Paul Pogba do largohej nga United, por koronavirusi ka ndryshuar çdo gjë

16:57 | 10 Maj 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba kishte marrëveshje me klubin se do largohet në verën e ardhshme, por shkaku i koronavirusit çdo gjë ka ndryshuar.

Francezi ka dëshirën për t’iu bashkuar Real Madrid-it, por pandemia e Covid-19 mund të ndikojë që ëndrra e francezit të mos realizohet këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas AS, shkaku i Covid-19, “Los Blancos” nuk janë në gjendje të paguajnë kartonin e Pogba dhe nuk duan të bëjnë shkëmbime mes lojtarëve me “Djajtë e Kuq”.

Nga ana tjetër, nëse Pogba nuk rinovon kontratën, United është i detyruar ta shesë, në mënyrë që të mos e lejojë të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon në vitin 2021.

Skuadra angleze është në bisedime me Juventus për shkëmbimin e mundshëm me Aaron Ramsey.

Inter dhe PSG, gjithashtu kanë interesim për fituesin e Kupës së Botës, por nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Gjatë këtij sezoni, Pogba ka bërë shtatë paraqitje dhe fiton 290 mijë euro në javë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme