Ish sulmuesi i AC Milan, Daniele Massaro nuk ka dyshime që trajneri Carlo Ancelotti, do këtë sukses të Everton.
Pas shkarkimit nga Napoli në dhjetorin e vitit të kaluar, Ancelotti menjëherë u bë trajner i klubit nga Liverpool, klub të cilin e rikthejë në formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.
Massaro, i cili ka punuar me teknikun italian te “Rosonerët” ka besimin se Ancelotti do e rikthejë Everton në top formë.
“Carlo është i mirë për t’i përforcuar skuadrat dhe shumë i mirë për t’i ndihmuar tërë lojtarët”.
“Nëse skuadra nuk fiton, atëherë sfida më e madhe është t’i rikthesh në nivelin e lartë të garave. Jam i sigurt se Carlo do e përmirësojë Everton-in, duke e dërguar në standardet e larta”, tha ai.
Everton momentalisht renditët në pozitën e 12-të me 37 pikë, tetë me pak se Manchester United që renditët në pozitën e pestë, pozitë e cila të lejon pjesëmarrjen në Evropa Ligë./arbresh.info.
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...