Google ADS

Vasili: BE i shtoi edhe dy kushte Shqipërisë

23:25 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

LSI doli në mbështetje të protestuesve të cilët kërkojnë mos shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nënkryetari Petrit Vasili deklaroi se në ditën e Evriopës, Tirana u zgjua nën dhunë.

Ndërsa BE, sipas tij i shtoi edhe dy kushte të tjera Shqipërisë.

Vasili: Dy kushte të tjera, të gjithë prisnin ti dëgjonin nga ambasadori Soreca në bashkëbisedimin e tij miqësor me kryeministrin e Shqipërisë.

Dy kushtet shtesa, meqë ambasadori Soreca nuk i shqiptoi dot po ua them unë.

Kushti i 16 është ndalja e dhunës dhe mospengimi i demonstrimit demokratik të qytetarëve, cilido qofshin dhe kurdo që ata ta gjykojnë të udhës.

Kushti i 17, pasi europanostra u tregua e gatshme të marrë në duar çështjen e Teatrit, përkundrazi bashkëbiseduesi i gjatë i tij në krah mbron në mënyrë klandestine natën, nxori vendim dhe ia kaloi bashkisë së Tiranës për ti hapur rrugë prishjes së Teatrit./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme