Aktorja turke, Didem Balçin, e njohur për shqiptarët me rolin e Selxhan në serialin “Ertugrul”, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni martesore shumë të pazakontë.
Së bashku me bashkëshortin e saj Can Aydin kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në prani të të afërmve por ndryshe.
Familjarë dhe miq e kanë parë celebrimin e tyre online dhe këtë aktorja e ka treguar nëpërmjet fotove të publikuara në Instastory.
Çifti ka respektuar të gjitha masat mbrojtëse duke mbajtur maska dhe duke ftuar në kurorëzim një numër shumë të reduktuar njerëzish.
Në ceremoninë e tyre ishin të pranishëm vetëm prindërit dhe dëshmitarët e çiftit, të cilët i thanë “Po” njëri-tjetrit teksa pjesa tjetër e “dasmorëve” i shihte nga shtëpia./noa/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër