Google ADS

MPJ e Serbisë i dërgon notë proteste ambasadorit të Maqedonisë në Beograd për shkak të pullës postare

22:33 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Ministria e Jashtme e Serbisë sot ka dërguar not proteste ambasadorit të Maqedonisë në Beograd, për shkak të shtypjes dhe publikimit të markës postare në të cilën gjendet harta e shtetit të pavarur fashist të Kroacisë, deklarojnë nga Ministria e Jashtme.

“Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Serbisë dërgon notë proteste për shkak të shtypjes dhe publikimit të markës postare me hartën e shtetit të pavarur fashist të Kroacisë, në të cilën bëjnë pjesë edhe territore të Republikës së Serbisë deri në Beograd, pjesë të Malit të Zi dhe e gjithë Bosnja dhe Hercegovina dhe populli serb në periudhën më të errët të historisë. Përpjekje të këtilla për histori revizioniste në mënyrë flagrante rrënojnë marrëdhëniet bilaterale në mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe bashkëpunimin dhe stabilitetin e tërë rajonit”, thuhet në notën proteste të MPJ-së së Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në notën e protestës thuhet se publikimi i kësaj marke në Ditën e fitores mbi fashizmin, merret si provokim kundër integritetit territorial të Republikës së Serbisë.

MPJ e Serbisë kërkon që të tërhiqet menjëherë nga përdorimi kjo pullë postare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme