Franca shënon numrin më të ulët të viktimave

22:17 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Franca ka regjistruar numrin më të ulët të viktimave në më shumë se një muaj, me 80 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu është shënuar edhe një ulje e numri të pacientëve në kujdesin intensiv, shkruan arbresh.info

Të enjten u regjistruan 178 viktima kurse të premten u regjistruan 243 viktima.

Franca ka filluar edhe lehtësimin e disa masave të kufizimit që nga e hëna, me rihapjen e disa shkollave dhe shëtitjet jashtë shtëpisë deri në 100 km.

Franca është renditur e pesta në botë për nga numri i viktimave nga koronavirusi me 26,000 viktima./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme