Shefja e Epidemiologjisë: Karantina dha rezultate maksimale

21:07 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini në News 24 ka bërë të qartë se sistemi shëndetësor i kthehet normalitetit kur të përfundojë pandemia.

Shqetësimi qëndron tek pacientët e tjerë me sëmundje kronike por Tomini tha se për këtë është bërë dhe një diskutim në Komitetin e Ekspertëve që do të vendosë pas kalimit të disa fazave.

Më tej Tomini shtoi se karantina dhe distancimi social deri tani kanë dhënë rezultate maksimale ndërkohë që thyerja e tyre ka sjellur shtimin e disa vatrave.

”Realisht është bërë një vlerësim dhe nga Komiteti për lëvizjen e pacientëve të tjerë para kohës së COVID-19. Sistemi shëndetësor do të rikthehet në normalitet me kalimin e fazave dhe me përfundimin e pandemisë. Fakti është që pesha e karantinës dhe masat e distancimit u bë ndërprerja e zinxhirit. Ndërkohë që nuk kishte një takim, që ballkanasit e kanë si zakon. Një karantinë e fortë pati rezultate maksimale. çdo efekt ngushtues është peshë dhe mbi popullatën, ka dhe thyerje dhe krijohen vatrat e reja dhe jemi për të gjykuar çdo masë që në vijim nuk do të respektohet”– tha Tomini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme