Google ADS

Valentino Rossi vendos për të ardhmen: Një vit me Yamaha, me mundës vazhdimi

20:28 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Valentino Rossi duket se ka gjetur marrëveshjen e tij për të ardhmen.

Ikona e Moto GP ishte para një dileme të madhe, pasi kontrata e tij me Yamaha ishte në fundin e saj.Italiani nuk ishte i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë ose jo, pasi situata ishte bërë kaotike pas suspendimit të sezonit.

Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Rossi ka vazhduar me Yamaha edhe për një vit, me mundësi vazhdimi, transmeton lajmi.net.Marrëveshja nuk është nënshkruar akoma zyrtarisht, por gjithçka është e kryer.

Valentino ‘The Doctor’ Rossi, VR46, duket se do ta mbyll karrierën e tij me skuadrën e Yamaha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme