Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin Luigi Soreca, kryeministri Rama njoftoi se nga data 18 maj vendi do t’i rikthehet normalitetit, duke lejuar qarkullimin mes qyteteve dhe hapjen e kufijve.
Mirëpo për ta realizuar këtë, sipas kryeministrit Rama ka një kusht dhe ka të bëjë me uljen e numrit të të infektuarve me COVID-19.
“Pas 18 majit ne presim të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijtë, por ka gjithnjë një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë, ndryshe do bëjmë hapa pas, që mos të bëjmë këtë duhet të gjithë të luftojmë individualisht, me zbatimin e rregullave që janë mësuar përmendësh, ne mund të mbrojmë shëndetin e familjarëve dhe të vendit në këtë proces hapje, se fatkeqësia e madhe në këtë situatë nuk është që vendos shumica, por një pakicë shumë e vogël që merr në qafë gjithë shumicën”, tha Rama duke shtuar se duhet bërë kujdes i madh nga qytetarët që të mos rikthehen shifrat e larta të infeksionit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...