Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Evropës, 9 majin.
Ai thotë se aspirata e popullit të Kosovës ka qenë të bashkohet me familjen evropiane.
Por, sipas Pacollit të qenit vendi më pro-perëndimor e pro-evropian nuk është shpërblyer për popullin, transmeton portali arbresh.info.
“Sot është Dita e Evropës që shënon “paqen dhe unitetin në Evropë”. Aspirata e popullit të Kosovës ka qenë tradicionalisht të bashkohet me familjen evropiane dhe institucionet e saj. Por të qenit vendi më pro-perëndimor dhe më pro-evropian nuk u shpërblye për popullin e Kosovës”, shkruan ai.
Tutje ish kryediplomati kosovar ka përmendur edhe reformat e rekomandimet e zbatuara nga shteti ynë, por që përkundër kësaj, Kosova vazhdon të mbetet e izoluar pa liberalizim vizash.
“Përkundër zbatimit të të gjitha reformave të kërkuara dhe rekomandimit të dhënë nga Komisioni Evropian, vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk u japin udhëtimin pa viza Kosovës. Ata nuk e respektojnë popullin e Kosovës dhe e marrin orientimin e tyre pro-evropian si të mirëqenë. Për aq kohë sa populli i Kosovës nuk mund të udhëtojë lirshëm në BE dhe mbetet kombi më i izoluar nga Evropa, BE do të jetë një aktor i dobët dhe i paaftë në Ballkanin Perëndimor. Besueshmëria e saj është në pyetje”, përfundoi Pacolli./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...