Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se Evropa duhet të pranojë se “nuk ishte përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij me rastin e Ditës së Evropës, Maas tha se në fillim, shumica e vendeve, përfshirë Gjermaninë, ishin përqendruar në ballafaqimin me epideminë brenda tyre.
Ndërsa mbrojti reagimin e Gjermanisë ndaj pandemisë, duke e përshkruar si “të domosdoshëm për të ruajtur aftësinë tonë të veprimit dhe pastaj të ndihmojmë të tjerët”, Maas tha se gjendja në Bashkimin Evropian “u përshkallëzua në krizë”.
Përgjigja e ngadaltë e BE-së i hapi rrugë ndihmave tejkufitare, mbështetjes me pako të mëdha financiare dhe programeve të koordinuara hulumtuese shkencore.
Maas solidaritetin që ofruan vendet anëtare të BE-së e quajti “unike në botë”, duke shtuar se Gjermania dëshiron që blloku nga kriza të dalë edhe më e fuqishme.
Gjermania nga 1 korriku i këtij viti merr kryesimin gjashtëmujor të Këshillit të BE-së.
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...
Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë
Obama befason turmën në mitingun e Harris, bën rap me këngën...