Shyqiri Bytyqi, nga Partia Socialdemokrate ka thënë se është e vështirë të bëhet një analizë e një qeverie për një periudhë kaq të shkurtë.
Bytyqi tutje ka thënë se për të personalisht por edhe për PSD-në nuk ka qenë befasi ajo çfarë ka ndodhur në këtë qeveri, derisa ka shtuar se LDK dhe VV në këto 50 ditë kanë funksionuar si mos me qenë në koalicion të përbashkët.
“Minimumi do të ishte që të ishin 100 ditë e një qeverisje dhe të kemi një mundësi të bëjmë një analizë një elaborim pak më të mirë, mirëpo për mua personalisht edhe për PSD-në nuk ka qenë befasi e asaj çka ndodhi në këtë qeveri, e para nëse bëjmë një analizë para se të bëhej qeveria këto diskutimet maratonike shumë të zgjatura për të arritur deri të mundësia e një koalicioni, për koalicionin i cili ishte fol aq shumë para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve pothuajse për publikun ishte bërë e qartë se do të ketë më një koalicion qartë mes VV-së dhe LDK-së, ndërsa kur ishte koha që të kemi një qeveri sa më shpejtë zgjati me muaj të tëra deri në realizmin e kësaj qeverisje, si pasojë e këtyre diskutimeve të gjata e këtyre hatërmbetjeve gjatë diskutimeve dhe mosmarrëveshjeve që e kishin në krijimin e kësaj qeverie, është pasoja e përfundimit të shpejtë të kësaj qeverisje, thjesht në këtë 50 ditëshin të dy partitë kanë funksionuar si mos me qenë në një koalicion të përbashkët, secila në vete ka tentuar të fitoj popullarizëm tek votuesit e vet por jo që të kujdesen që të kemi një qeverisje të cilën qytetarët pritën shumë”, ka thënë ish-Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Bytyqi ka folur edhe për periudhën pas mocionit të iniciuar nga LDK në të cilën u shkarkuar qeveria e Albin Kurtit, ku ka thënë se në Qeverinë në detyrë më shumë ka politika hakmarrëse se zbatim të programit qeverisës.
“Ndërsa në periudhën pas mocionit që kishte sukses në Kuvendin e Kosovës më shumë kemi politika hakmarrëse dhe politika të inateve se sa që kemi ndonjë zbatimit të programit qeverisës, apo ndonjë politikë e cila mund të jetë progresive për ta quar përpara vendin aq më shumë në këtë kohë kur doli epidemia e cila nuk ishte fare në fokus të askujt e vështirësojë akoma më shumë çështjen e qeverisjes së mirë”, ka shtuar ai.
Ai në një intervistë për arbresh.info ndër të tjera ka thënë se PSD-ja do të reagojë jo vetëm ndaj qeverisë Kurti por edhe ndaj secilës qeveri që do të bëjë gabime dhe nuk do të qeverisë siç duhet
“Ne do të reagojmë, do të bëjmë aksione të ndryshme demokratike për t’i vetëdijesuar politikën tonë dhe politikanët që kurrë marrin përgjegjësi janë të obliguar të ju sjellin qytetarëve një qeverisje të mirë”, ka thënë ai./R.Rexhepi/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...