Sipas Giorgio Chiellinit, personat më negativ me të cilët ka pasur punë gjatë karrierës janë Mario Balotelli dhe ‘më i keqi nga të këqijtë’, Felipe Melo.
Ai e ka zbuluar këtë në librin që ka shkruar për veten, të arriturat historike me fanellën e Juventusit.
“Kam mbetur i zhgënjyer nga dy lojtarë, e kam treguar këtë edhe në libër. Balotelli është person negativ, pa aspak respekt për grupin. Gjatë Kupës së Konfederatave kundër Brazilit në vitin 2013, ai nuk ndihmoi asgjë dhe vërtetë meritoi një shuplakë”, u shpreh Chiellini.
“Disa thoshin se ai është në mesin e pesë sulmuesve më të mirë në botë, por unë kurrë nuk e konsiderova as në mesin e 10 ose 20”.
“Kishte edhe më të këqij, Felipe Melo: më i keqi nga të këqijtë”.
“Unë nuk mund të qëndroj me njerëz që nuk kanë respekt, ata që duan gjithmonë të jenë kundërshtarë. Me të përreth, ishte gjithmonë e mundshme të shpërthejë një zënkë. Unë u thashë drejtorëve gjithashtu: ai është një mollë e keqe”.
Chiellini me Balotellin ka luajtur te Italia, kurse me Melon te Juventusi. /Gazeta Express/
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë