Google ADS

Organizoi grumbullim fermerësh në kohë pandemie, procedohet penalisht Ervin Salianji dhe pesë të tjerë

11:21 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Në kundërshtim me masat e vendosura nga organet shtetërore në parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë proceduar penalisht 6 shtetas të cilët kanë organizuar grumbullime të jashtëligjshme.

Mes 6 personave që procedohen penalisht është dhe ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Mësohet se janë proceduar penalisht: Ervin Salianji., 32 vjeç, banues në Tiranë, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike; organizator i grumbullimit; Marjus Seitaj, 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike; organizator i grumbullimit dhe Julian Gjini., 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike, dega Divjakë; organizator i grumbullimit

Nën hetim janë edhe tre shtetas të tjerë, shitës perimesh dhe fermer.

Divjakë

Organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19, procedohen penalisht 6 shtetas, ndërmjet tyre 3 organizatorët e takimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasit:

E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike;

M. S., 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike;

J. Gj., 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike , dega Divjakë;

E. H., 39 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

R. H., 33 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

A. J., 50 vjeç, banues në Divjakë, fermer;

Ditën e djeshme, shtetasit E. S., M. S. dhe J. Gj., në rolin e organizatorëve, kanë shkuar pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, të cilët po hetohen në gjendje të lirë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme