Drejtori për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj ka mbajtur konferencë për medie lidhur me informimin për shpërndarjen e pakove ushqimore në Prishtinë.
Me këtë rast Dren Kukaj tha se, dje kanë filluar me këtë aksion të iniciuar nga Komuna e Prishtinës, dhe janë rreth 2000 pako ushqimore që do të shpërndahen, transmeton portali arbresh.info.
“Janë rreth 2000 pako ushqimore që do të shpërndahen, dhe këtë iniciativë jemi duke e bërë së bashku me FSK, MPB dhe me vullnetarët e Prishtinës. Dje kemi filluar me këtë aksion të iniciuar nga Komuna e Prishtinës. Janë rreth 2500 familje me asistencë sociale e janë parë e janë ftuar për të marrë ndihma. Ky aksion ka filluar dje po vazhdon edhe sot do të përfundoj nesër dhe shpresojmë se do të shkojë gjithçka për së mbari. Kjo pako do ju shërbej familjeve rreth 1 muaj, kjo pako përmban vaj sheqer kripë, makarona etj”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i FSK-së Fiton Kastrati tha se, FSK si gjithmonë edhe sot është në shërbim të qytetarëve.
“FSK është gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Edhe kësaj radhe aksioni jonë është me mbështet Komunën e Prishtinës”, tha ai./arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...