Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar 75 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, ku Evropa u çlirua nga nazizmi.
Veseli e ka quajtur ngadhënjim ndaj ideologjisë totalitare fashiste, transmeton portali arbresh.info
Shkrimi i tij i plotë:
75 vjet më parë, më 9 maj 1945, mori fund lufta më e përgjakshme e njerëzimit kundër nazifashizmit. Kjo datë shënon ngadhënjimin kundër obskurantizmit të ideologjisë totalitare fashiste, e cila kishte robëruar një pjesë të mirë të botës, prandaj shërben si ditë feste për lirinë.
9 maji njihet gjithashtu si Dita e Evropës sepse është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Më 9 maj 1949, Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimim e qymyrit dhe çelikut. Prandaj kjo ditë, e cila shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, kujton lindjen e Evropës së bashkuar si dhe simbolizon paqen dhe miqësinë midis vendeve të kontinentit.
Kjo ditë na shërben për të afirmuar edhe njëherë vlerat evropiane të lirisë, demokracisë, paqes e diversitetit dhe për t’iu kundërvënë zërave që mbjellin përçarje, intolerancë, gjuhë urrejtje e izolim prej partnerëve perëndimorë. Ne të gjithë duhet të vazhdojmë dhe të intensifikojmë reformat e integrimit në mënyrë që sa më parë të marim vendin që na takon në familjen evropiane. Kosova ka institucione të standardeve evropiane, populli ynë ka kulturë evropiane, prandaj uroj për një përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës në BE, si dhe për një liberalizim sa më të shpejtë të vizave për qytetarët tanë! ????
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...