Qeveria ka njoftuar se nga java e ardhshme do të lejohet transporti i automjeteve pa autorizim në zonat e gjelbërta por ai urban dhe ndërqytetas me zonat e kuqe do të mbetet i mbyllur. Megjithatë në Shqipëri prej 4 majit lejohet transporti i mallërave dhe njerëzve në hapsirë.
E çuditshme sa ç’mund të duket për një vend si i yni, por ky është një fakt i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të e-albania ku janë listuar të gjitha aktivitetet të cilat janë hapur që nga data 4 maj. Ende nuk dihet nëse ky është një lapsus nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ose nëse kjo veprimtari ekziston në listën e aktiviteteve të regjistruara në regjistrin shtetëror.
Transporti hapsinor lidhet me hedhjen e satelitëve dhe mjeteve hapësinore, transportin hapësinor të mallrave dhe pasagjerëve. Këto janë përtej çdo aspirate të vendit tonë kështu që një sqarim do të ishte i vlefshëm se çfarë është dashur të thuhet me hapjen e transportit hapësinor. /Opinion.al
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...