Miliarderja më e re në moshë, Kylie Jenner iu bëri dhurata luksoze motrave.
Kjo pasi familja Kardashian filluan të shkëmbejnë dhuratat e hershme me rastin e “Ditës së Nënës”, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Pronarja e ‘Kylie Cosmetics’ është shumë e lumtur të ndajë nga pasuria e saj me familjen e saj të famshme.
Ajo shpenzoi 5.495 dollarë për një cheetah me gurë kristali nga Judith Leiber, si dhuratë e hershme për “Ditën e Nënës”, për motrat e saj Kim dhe Khloe Kardashian.
Khloe, 35 vjeçe, në InstaStory të premten tregoi aksesorin që e mori dhuratë dhe falënderoi motrën e saj.
Pas pak, edhe Kim, 39 vjeçe, postoi një video të cheetah me ngjyrën blu, duke e falënderuar Kylien për dhuratën e bukur.
Ajo po ashtu mori një çantë blu të kozmetikës, të markës “Christian Dios” nga Khloe, bashkë me një grumbull dhuratash të tjera.
Themeluesja e “Skims” po ashtu zbuloi një tavolinë përplot trëndafila, disa prej të cilëve u dërguan nga motra e vogël Kendall, 24 vjeçe, dhe Tristan Thompson, 29 vjeç.
“Faleminderit shumë për këtë surprizë të hershme për Ditën e Nënës. Janë vërtet kaq të bukura”, tha Kim.
Ndryshe, Kylie Jenner është një prej vetëm 2.095 personave në botë me një pasuri prej dhjetë shifrash. /arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...