Fytyra ëngjëllore e vajzës së Mozzik dhe Loredanës do t’iu ndreq ditën sot

08:21 | 9 Maj 2020
A. B.

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, tash e një muaj është vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Gjermani.

Ndonëse ka anuluar turneun e koncerteve për shkak të pandemisë, ajo këtë kohë po vazhdon t’i mbajë aktiv fansat me fotografi e video nga më të ndryshmet, shkruan portali arbresh.info

Si duket vajza e saj bukuroshe, Hanna zgjohet herët pasi ka postuar në ‘InstaStory’ një imazh të ëmbël të saj teksa shikon TV.

E kjo fytyrë ëngjëllore e saj do t’ua ndreq ditën e sotme.

Përndryshe, Loredana Zefi së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me reperin gjerman, Capital Bra.

“Nicht verdient”, titullohet kënga e tyre e re, e cila flet për një dashuri të humbur ku partnerët nuk e meritonin njëri-tjetrin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme