Ambasada e Kosovës në Bern ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.
Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët aktualisht qëndrojnë si turistë në Zvicër, e që nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të situatës pandemike, luten ta njoftojnë ambasadën e Kosovës në Bern, në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe t’iu mundësohet kthimi në Kosovë.
Ky është njoftimi i bërë në FB:
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.
Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bern, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: [email protected]
Për informacione shtesë luteni t’na kontaktoni në numrin emergjent:
+41 77 479 11 86
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën