Tregu në qytetin qendror kinez, Wuhan kishte një rol në shpërthimin e epidemisë së koronavirusit vitin e kaluar, si një burim ose ndoshta si një “mjedis forcues”, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetit, duke bërë thirrje për më shumë hulumtime.
“Tregu kishte një rol në ngjarje, është i qartë, por çfarë roli, ne nuk e dimë, nëse ishte burim apo nëse kishte efekt përforcues ose thjesht ishte një rastësi që disa raste u zbuluan brenda dhe përreth këtij tregu”, tha Dr. Peter Ben Embarek, ekspert i OBSH-së për sigurinë e ushqimit dhe viruset zoonotike që kalojnë nga kafshët te njerëzit, raportoi Reuters.
“Nuk është e qartë se prej nga ka rrjedhur virusi që u soll në treg”, shtoi ai në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo deklaroi se ka shumë prova që virusi erdhi nga laboratori në Ëuhan, megjithëse ai gjithashtu tha që nuk ishte i sigurt. Asnjë provë publike nuk e lidhi epideminë me një laborator në Wuhan, dhe shkencëtarët thanë se koronavirusi duket se ishte zhvilluar në natyrë.
Ndërkaq, sipas Spiegel, një raport i inteligjencës gjermane i ka hedhur në pikëpyetje pretendimet e Pompeos.
Ben Embarker nuk u mor me akuzat, deklaroi agjensia. Ai vuri në dukje se u desh studiuesve një vit për të identifikuar devetë si burim të virusit MERS, një koronavirus që u shfaq në Arabinë Saudite në vitin 2012 dhe u përhap në Lindjen e Mesme.
“Gjëja më e rëndësishme dhe më e dobishme është që të studiojmë se si adaptohet virusi te njerëzit, sepse atëherë do të kuptojmë se si zhvillohet ai”, shtoi Embraker.
“Kur bëhet fjalë për hetime, Kina me siguri ka të gjithë ekspertizën e nevojshme për të kryer këto hetime. Ata kanë shumë studiues të kualifikuar,” përfundoi ai.
Koronavirusi për herë të parë shpërtheu në Kinë dhe më pas është përhapur pothujase në mbarë botën./arbresh.info/
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...