Google ADS

Cakaj: Shqipëria e gatshme për të qenë anëtare jo e përhershme e Këshillit

21:48 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar zhvillimet politike pas 75 vjetësh pas mbarimit të luftës së dytë botërore.

Në fjalën e mbajtur, Kryediplomati Cakaj nënvizoi jo vetëm kontributin historik të Shqipërisë në mposhtjen e forcave nazi-fashiste, por edhe kontributin e sotëm në shërbim të paqes, sigurisë dhe lirive e të drejtave themelore në botë.

“Si Kryesuese e OSBE-së, Shqipëria ka dëshmuar aftësinë e saj për kryerjen e suksesshme të përgjegjësive të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Mbi këtë bazë, angazhimi ynë është i pakursyer për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.” – theksoi Cakaj gjatë fjalës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme