Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur në pauzë planet e tyre për martesë.
Sipas E! News, çifti kanë shtyrë për kohë të pacaktuar destiacionin e tyre të martesës në Itali, që ishte paraparë të zhvillohej më vonë këtë verë, kjo për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia e koronavirusi, transmeton portali arbresh.info.
“Ata kanë qenë në vështirësi për javë të tëra mbi këtë vendim, por pa kthim në normalitet në të ardhmen e afërt, çifti menduan se shtyrja e dasmës ishte zgjedhja më e sigurt dhe më e zgjuar”, tha burimi për televizionin.
“Vizitorët janë njoftuar së fundmi se dasma nuk do të ndodhë në fund të verës, siç ishte parashikuar”.
Lopez dhe Rodriguez raportohet se ende po kërkojnë një datë të re të mundshme për martesën, por nuk e shohin ceremoninë të ndodhë logjistikisht në çdo kohë së shpejti.
Sipas transmetuesit, çifti ende dëshiron të presë “dasmën e ëndrrave të tyre” në Itali, por vetëm kur koha të jetë e duhur. Për më tepër, Lopez ka deklaruar më parë se nuk e ka me nxitim të martohet me yllin e ish-Yankees./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit