Jetlir Zyberaj, këshilltari i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur lidhur me angazhimin e ish ministrit të jashtëm për kauzën e Kosovës.
Zyberaj thotë se Pacolli nuk ka kursyer financat dhe instrumentet për ta bërë Kosovën shtet të pranuar si në opozitë e pozitë kur ishte, transmeton portali arbresh.info.
Për këtë ai ka ofruar dokumente për ta dëshmuar.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Që nga hyrja në skenën politike të Kosovës, Behgjet Pacolli është angazhuar për kauzën e Kosovës dhe më e rëndësishmja për njohjen e saj ndërkombëtare si shtet.
Ky ka qenë orientimi politik i tij nga fillimi.
Dhe rezultatet e një angazhimi të tillë flasin vetë. Ai nuk kurseu financat, instrumentet dhe kohën për ta bërë Kosovën një shtet të pranuar kur ishtë në opozitë dhe në pushtet.
Behgjet Pacolli është angazhuar në mënyrë aktive si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës gjatë mandatit të tij duke vizituar më shumë se 100 vende në 4 kontinente në të gjithë globin. Megjithë sfidat me të cilat përballej Kosova, politika e jashtme e Kosovës ishte dinamike dhe solli rezultate.
Gjatë mandatit të tij si Ministër i Punëve të Jashtme ai u angazhua me miqtë dhe partnerët e Kosovës, komunikoi nevojat dhe sfidat e Kosovës dhe siguroi stabilitetin e politikës së jashtme të Kosovës, përkundër sfidave të brendshme dhe fushatës diplomatike serbe.
Tabelat tregojnë përpjekjet e tij konkrete diplomatike dhe angazhimin personal ndaj politikës së jashtme të Kosovës, madje edhe financiarisht nga vetë ai
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës