Google ADS

Gashi: Nuk kam kurrgjë me Frashërin, por ai duket se ka diçka personale me mua

18:56 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Ish kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Gashi, ka folur në lidhje me incidentin e ndodhur me Frashër Krasniqin e PSD-së, duke thënë se “ka ku të deklarohet në lidhje me atë se a është e vërtetë që e kishte sulmuar Krasniqin apo jo”.

“Unë veç thirra në bazë të kësaj çka është duke thënë Frashëri në televizion, që është politike. Për politikë, po të kishte ndodhur diçka në Kuvend të Kosovës, kishte me qenë politike”.

“Unë nuk kam bash kurrgjë me Frashërin, por Frashëri po duket se ka diçka personale me mua, mirëpo ato besoj që i sqarojmë në kohën në vazhdim”, ka deklaruar Gashi në në Klan Kosova, duke refuzuar të fliste më shumë me arsyetimin se ka shume telefonata dhe se është i zënë.

Ndryshe, Krasniqi, i ftuar në studion e emisionit në fjalë, deklaroi se ishte sulmuar dje nga Gashi në një nga rrugët e Prishtinës dhe se për këtë ka dëshmitarë dhe pamje nga kamerat e sigurisë së lokaleve afariste aty pranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme