Google ADS

MF fton qytetarët të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve

11:50 | 22 Tetor 2015
Arbresh.info

Ministria e Financave ka ftuar sot me anë të një komunikate të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve publike, i cili është në fuqi nga 3 shtatori i këtij viti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar të gjitha kushtet legjislative dhe ekzekutive në mënyrë që organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve publike.

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, Qeveria e ka aprovuar edhe Udhëzimin Administrativ (QRK) – Nr. 04/2015 për procedurat e faljes së borxheve publike i cili parashihet me Ligji për Faljen e Borxheve, me qëllim të specifikimit të obligimeve të cilat dalin nga ky ligj.

Gjithashtu, Ministria e Financave ka krijuar Komisionin i cili është në dispozicion të Organizatave Buxhetore për të dhënë ndihmën dhe shpjegimet e nevojshme.

Me këtë rast ftohen të gjitha Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet Publike që të përmbushin obligimet e tyre sipas Ligjit për faljen e borxheve dhe Udhëzimit Administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme