Google ADS

Robertson kthehet të flas për momentin kur e tërhoqi për flokë Messin

18:01 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Andy Robertson është kthyer të flas për momentin kur e tërhoqi nga flokët Lionel Messin, pasi sipas tij ai është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll.

Momenti ndodhi në ndeshjen ku Liverpooli mposhti Barcelonën në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar.

Ndeshja ishte emocionuese, ku u kthye në një natë të paharrueshme evropiane në Anfield, pasi fituan me rezultat 4-0.

Robertson ka folur në emisionin e Peter Crouch Podcast , i cili emitohet në BBC Radio 5 Live: “Unë dhe Fabinho ishim duke e ndjekur nga pas [Messin], dhe të dy përfunduam në tokë”.

“Unë e tërhoqa pak nga flokët dhe ai nuk ishte shumë i lumtur, por është diçka që nuk do ta bëja përsëri, kjo është e sigurt. Është thjesht mosrespektim ndaj lojtarit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë”.

“Ai ishte në tokë, unë isha në tokë. Nuk e di si më erdhi! Jam penduar për këtë, pasi është diçka që nuk më përshkruan mua, që nuk është e mirë”.

“Nëse po mendoja, nuk do ta kisha bërë. Nuk po mendoja, qartë ”.

Robertson dhe Liverpooli shënuan fitore edhe në finale ndaj Tottenham me rezultat 2-0, duke e fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme