Sot me datë 8 Maj 2020 Stacioni Policor Pejë është njoftuar se në fshatin Brestovik –Pejë ,nga një person i dyshuar ishte bllokuar me zhavorr rruga që shpie tek “Kalaja e Lipës”.
Menjëherë rastit ju kanë përgjigjur njësitet kompetente. Patrulla e Stacionit Policor Pejë ka arrestuar një person te dyshuar dhe ndaj te njëjtit është iniciuar rasti për vepër penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
Pas një kohe te shkurtër rruga është zhbllokuar dhe zhavorri është larguar nga rruga.
Po ashtu ne shenjë te pakënaqësisë rreth punimeve ne afërsi te kalasë se Lipës, rreth 15 banor lokal janë organizuar me qellim te protestës, por të njëjtit pas kërkesës se policisë janë shpërndarë të qetë.
Lidhur me këtë janë informuar edhe strukturat tjera kompetente për mbrojtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?