Rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë me koronavirus, nëse dështon marrja e masave të mëdha për ta ndaluar atë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ky studim po ashtu parasheh zgjatje të shpërthimit të pandemisë për disa vjet, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
“Ka mundësi që virusi të shpërndahet më pak në vatrat e përhapjes”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.
Kjo mundësi e përhapjes më të ngadaltë të virusit, e vendos Afrikën jashtë rajoneve tjera, kanë thënë ekspertët e kësaj Organizate.
Paralajmërimi in OBSH-së vjen teksa disa prej shteteve më të populluara në Afrikë, Nigeria dhe Afrika Jugore kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit.
Vlerësimet e tyre janë të bazuara në parashikime dhe fokusim në 47 shtete të rajonit afrikan të OBSH-së, duke përjashtuar Egjiptin, Libinë, Tunizinë, Marokun, Eritrenë, Sudanin dhe Somalinë.
“Covid-19 mund të na instalohet në jetën tonë për disa vjet në të ardhmen, nëse qeveritë në rajon nuk përkrahin qasje proaktive në rajon”, ka thënë Moeti përmes një deklarate. /arbresh.info/
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij