Air Serbia nga 1 qershori do të ketë fluturime të rregullta

14:35 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Linja ajrore kombëtare e Serbisë, ndërmarrja Air Serbia, do të rinovojë trafikun e rregullt të pasagjerëve në një masë të kufizuar nga 18 maj.

E nga 1 qershori do të ketë fluturime të rregullta, shkruan tanjug, transmeton arbresh.info.

“Orari përfundimtar i fluturimit do të varet nga vendimet dhe udhëzimet e organeve vendase, të huaja dhe ndërkombëtare dhe organeve përgjegjëse për aviacionin civil, gjegjësisht heqjen e ndalimeve të fluturimit, ndryshimet në kufizimet e udhëtimit dhe masat shëndetësore në vendet në të cilat fluturon Air Serbia”, njoftoi sot kompania./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme