Ish-çifti i famshëm kanë gjetur paqe më në fund.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk kanë pasur saktësisht një divorc miqësor. Në fakt, ata ende nuk e kanë përfunduar divorcin e tyre (pavarësisht se u ndanë tre vjet më parë), sepse ata nuk mund të vendosin se çfarë të bëjnë me atë kështjellën e tyre franceze 67 milion dollarë, ndër të tjera, shkruan Cosmopolitan, përcjell portali arbresh.info
Vitin e kaluar, Brad raportohej se po dështon të mbante një marrëdhënie të mirë me fëmijët e tyre, dhe Angelina dyshohet se po e përdorte atë në avantazh të saj. Por tani, duket se Brad dhe Angelina janë në kushte më të mira këto ditë.
Sipas një burimi të Us Weekly, tensionet mes të dyve më në fund kanë filluar të qetësohen. “Marrëdhëniet midis Brad dhe Angelina janë më të mira nga sa kanë qenë,” tha burimi. “Ata janë më të afërt po synojnë rezolutat që funksionojnë për secilën prej tyre.
Së fundmi, Angelina u përfol për një lidhje të re dashurie me një mashkull misterioz, ndërsa Brad u përfol për romancën e tij të re me aktoren Alia Shawkat, pasi u panë shumë herë së bashku.
Ndryshe, Angelina Jolie i ka kërkuar Qeverisë Amrikane të ndihmojë familjet që luftojnë për ushqim gjatë pandemisë coronavirus.
Ylli i Hollywoodit, u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve të ShBA-së, se shtresa që ka më shumë nevojë për ndihmë janë ata të cilët nuk mund të furnizohen me ushqim. /arbresh.info/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...