Morena publikon video duke ushqyer babain gjatë kohës sa ishte në spital

12:28 | 8 Maj 2020
A. B.

Morena Taraku duket qenë se është rritur me vetëm njërin prind, ka një ndjeshmëri shumë të madhe ndaj babait të saj, i cili është kujdesur gjatë gjithë jetës për të.

Së fundmi, bukuroshja Taraku ndau me ndjekësit esaj një video të realizuar në TikTok, ku shihej duke ushqyer të atin e saj, gjatë kohës sa ai ka qenë i sëmurë, shkruan portali arbresh.info

Në mbishkrimin e kësaj videoje, këngëtarja dhe modelja e njohur shkroi fjalët më të përzemërta për babanë e saj, duke ia bërë me dije se nuk do të mundet kurrë t’ia kthejë ato që ai ka bërë për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by morena_king_mt (@morena_king_mtt) on

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”, shkroi Morena Taraku në mbishkrimin e videos.

Morena përndryshe ka pak javë që ka publikuar këngën e saj më të re “F*ck your location”, që është pritur mirë nga publiku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme