SHBA po tërheq katër bateri raketash ”Patriot” dhe dhjetëra trupa të vendosura në Arabinë Saudite në vazhdën e tensioneve të rritura me Iranin, sipas ”Wall Street Journal”.
Asetet ushtarake u dërguan në Arabinë Saudite pasi një sulm ndaj objekteve të saj të naftës shkatërroi prodhimin e mbretërisë.
Riadi dhe Uashingtoni e kanë fajësuar Iranin për sulmet, ndërsa Teherani ka mohuar akuzat pas një serie sulmesh në rajon ndaj tankerave të naftës në rajonin e Gjirit, që ndodhën gjatë disa muajve.
”Përveç tërheqjes së sistemeve ”Patriot” dhe trupave, SHBA tashmë ka zhvendosur dy skuadrone të avionëve luftarakë dhe po shqyrton t’i japë fund pranisë së saj detare në Gji”, sipas ”Wall Street Journal”.
”Tërheqja aktualisht është duke u zhvilluar dhe bazohet në bindjen e disa zyrtarëve se Irani nuk paraqet më një kërcënim të menjëhershëm për interesat strategjike amerikane”, shkroi gazeta.
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...