14 kompani të derivateve gjobiten me mbi 4 milionë euro për kurdisje të çmimeve

10:39 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

14 kompani të derivateve të naftës në Kosovë janë dënuar me mbi 4 milionë euro për shkak të kurdisjes së çmimit.

Këtë e ka bërë të ditur sot Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, shkruan arbresh.info.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestishi në një konferencë për medie ka thënë se këto kompani kanë shkelur dispozitat e 4 të ligjit për mbrojtje të konkurrencës.

“AAK ka vendosur që kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg gjatë muajve nëntor e dhjetor të 2018, me veprimet e tyre ato kanë kryer shkelje të dispozitave të nenit 4 të ligjit për mbrojtje të konkurrencës, kushti komisioni i autoritetit më 6 maj 2020 ka vendosur tu shqiptoj masë ndëshkuese me shumë prej 4 milionë e 445 euro të totalit të hyrave të viti 2018 të 14 kompanive në vijim.”, ka thënë ai.

E disa nga kompanitë e dënuara janë NTP Ibrahimi prej mbi 33 mijë, Patroni sh.p.k mbi 38 mijë euro, Alba Petrol grup 49 mijë euro, Lab oil 55 mijë euro, Denita company 58 mijë .

Ai gjithashtu ka shtuar se ky hetim kishte nisur në vitin 2019.

“AKK ka marrë vendim përfundimtar lidhur me rastin  monitorimit të çmimit të derivateve të naftës të cilin do ta bëjmë publik këtu para jush. Hetimi lidhur me këtë rast kë nisur në fillim të vitit 2019 kur ishin ngritur dyshimet se operatorët e shitjes s naftës me pakicë nuk kishin reflektuar në mënyrë individual me rastin e caktimit të çmimeve në vitin 2018”, ka shtuar ai.

Edhe arbresh.info kishte raportuar disa herë për çmime të larta të derivateve të naftës në Kosovë edhe kur ato kishin rënë në vendet e rajonit dhe botës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme