Një tren vrau 14 punëtorë migrantë në Indi të cilët kishin rënë në gjumë tek shinat, ndërsa ktheheshin përsëri në fshatin e tyre.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhjetëra mijëra njerëz janë duke u kthyer në shtëpi nga qytetet e mëdha të Indisë pasi humbën punën për shkak të bllokimit për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Sa i përket rastit në fjalë, bëhet e ditur se shoferi u përpoq të ndalonte trenin e mallrave kur pa punëtorët tek shinat në shtetin perëndimor, Maharshatra.
“U vranë 14 njerëz dhe pesë u plagosën”, tha një zëdhënës hekurudhor C.H. Rakesh.
Si pasojë e bllokimit, i gjithë transporti publik është pezulluar, kështu që punëtorëve migrantë që udhëtojnë për në shtëpi shpesh iu duhet të ecin në këmbë.
Policia pohon se punëtorët punonin në një kompani çeliku dhe u nisën drejt fshatit të tyre në shtetin fqinj Madhya Pradesh.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë